Gjiri i Grames (Albania)

Gjiri i Grammatas ( ose i Grames, sic thirret nga vendasit), ndodhet ne rreze te shpatit perendimor, shume te thikte te Karaburunit. Gjiri i Grames ka sherbyer si nje vend strehimi per anijet qe gjendeshin ne veshtirsi pergjate ketij bregdeti te rrezikshem ne kohe te keqe... Ky gji ka sherbyer fillimisht si nje zone e shfrytzimit te gurit lokal, ne gurore te medha, gjurmet e te cilave duken & sot ne te dyja shpatet. Emri i Grames eshte i lidhur ne menyre te qarte me mbishkrimet e gdhendura qe ne antikitet, mbishkrimet shkembore kane qene te shumta ne gjirin e Grames, aty numerohen me shume se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke jane me te lashta & u takojne shekujve te fundit para eres sone, te pasuara nga disa mbishkrime latine te perriudhes perandorake, perpara se greqishtja mesjetare te behet mbizoteruese me mbishkrime qe ne te shumten e hereve i drejtohen Jezu Krishtit. Mbishkrimet antike ne gjuhen greke u drejtohen Dioskurve, Kastorit dhe Poluksit, qe jane hyjni shpetimtare, mbrojtese te detareve dhe te anijeve. Formula e perdorur sakteson qe autori i mbishkrimit i kerkon ndihme Dioskureve per njerez te ndryshem, anetare familjeje, bashkeudhtare, bashkeskllever etj. Prania e emrave latin te perkthyer ne greqisht flet gjithashtu per lidhjet e ngushta midis dy brigjeve te Adriatikut dhe detit Jon, ne ate shkalle sa emrat latine perdoren nga banore te bregut lindor.. Mbishkrimet mesjetare, te shkruara ne greqisht, jane lutje qe i drejtohen Jezu Krishtit, pergjithsisht duke perdurur formulen " Senjor, ndihmoje sherbetorin tend" . Dokumenti mesjetar me i cuditshem, i paraqitur tashme nga Henri Daumet, eshte ai qe tregon se me 1369, Mbreti i Romakeve Johani i V Paleologu ka ardhur ne gjirin e Grames, gjate nje udhetimi per ne Venedik, i njohur nga deshmite bashkohese.





0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info