GERMENJ-SHELEGUR LESKOVIK

Sheleguri është një vend i vogël e shumë i bukur, në rrethin e Ersekës, drejt rrugës për në Leskovik.
Zona quhet Rezervati natyror Gërmenj-Shelegur, një destinacion i natyrës shqiptare që ju ofron bukuri të pafundme, në çdo stinë të vitit. Është një zonë ndërkufitare shumë e bukur, në jugperëndim të Ersekës ku harmonizohen malet me luginat e thella, ligatinat, përrenjtë e rrëmbyer e sidomos pyje të dendur të përzier bredhi e lisi por ku dominon pisha e zezë. Vende ideale për të zbuluar natyrën me shëtitje të gjata, piknikë e ngjitje në mal.
Megjithëse nuk ekzistojnë shtegje ekzistuese formale, zona ofron shumë mundësi për udhëtime në këmbë ose kampingje, me një rrugë të përshtatshme që të çon në fshatin e Gërmenjit dhe një rrugë tjetër e vjetër që përdorej dikur si rrugë e karvanëve midis Janinës në Greqi dhe Korçës.
Si shkohet në Germenj-Shelegur?
Itinerari është i thjeshtë. Ju ndiqni rrugën nacionale Korçë-Ersekë- Leskovik. Tabela që iu orienton për mbërritjen, ndodhet midis fshatit Radan dhe fshatit Gërmenj, 25 km para se të mbërrini në Leskovik.
Çfarë mund të vizitoni tjetër?
Gjithë udhëtimi juaj deri në Gërmenj, është një zinxhir fshatrash të bukur që fillojnë sapo lini pas Korçën. Ju do të çlodhni sytë nëpër çdo cep natyre duke kaluar nëpër Boboshticë, do të shihni në sfond Drenovën, do të kaloni nëpër Selenicë, përmes Ersekës, Borovës, Barmashit, derisa të keni mbërritur në destinacion. Kjo bukuri vazhdon edhe nëse ju e shtyni itinerarin tuaj drejt Leskovikut, duke kaluar më andej, nëpër Çarshovë e më tutje.
Liqeni i Shelegurit
Ndodhet pak kilometra pasi keni kaluar Sotirën. Ju dhuron një panoramë të mrekullueshme, ku përtej ujit në sfond dallohen edhe kreshtat hijerënda të vargmaleve të Nemërçkës.
Rrënojat e kështjellës së Radanjit, në jug të pyllit të Gërmenjit, rreth një km udhëtim më këmbë nga rruga kryesore, ofrojnë pamje të rrënojave të vjetra Ilire, të cilat kanë një rëndësi të madhe historike.
Liqeni i Gramozit
Ndodhet në majë të malit të Gramozit, një rrugë e vështirë por sfiduese për adhuruesit e sporteve ekstreme dhe aventurës.
Ujëvara e Leskovikut
Ndodhet buzë rrugës nacionale Ersekë-Leskovik, e fshehur mes kanioneve të thella që iu shoqërojnë përgjatë të gjithë rrugës.

 

Nga Revista Shqip





0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info