TRAVEL MAGAZINE

Travel Albania” është një revistë turistike e karakterit të përgjithshëm. Qëllimi kryesor i revistës është t’i shërbejë zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Revista “Travel Albania” synon evidentimin dhe propagandimin e destinacioneve turistike kryesisht brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, por edhe në krejt hapësirën shqiptare në Ballkan. Hulumtimi, evidentimi si dhe bërja publike e informacionit rreth këtyre destinacioneve turistike do të çojë në rritjen e numrit të shqiptarëve që do të dëshironin t’i vizitonin këto destinacione, e po ashtu do të çojë edhe në rritjen e numrit të turistëve të huaj që do të zbulonin destinacione të reja në hapësirën shqiptare.


Struktura
Janë 45 rubrikat nga të cilat përbëhet revista “Travel Albania.
Rreth 30 destinacione turistike shqiptare publikohen në çdo numër të revistës në forma të ndryshme, si reportazhi i zgjeruar, përshkrimet e udhëtimit, si dhe rubrika të tjera, ndër të cilat: “City guide”, “Destination AL”, “Gjurmë”, “No(w) more secrets”, “Sikur”, “Paraj($)a”, “St*r parade”, “Eating time”, “Kartolinë” etj. Kjo gamë e gjerë rubrikash është ndërtuar në funksion të sipërmarrjeve turistike, të cilat të mund të përfshihen në një formë a në një tjetër, por edhe në funksion të shtresave të ndryshme të popullsisë e kategorive të turizmit, nga kampingu deri te turizmi elitar.
Përveç propagandimit të anëve pozitive të turizmit në Shqipëri, revista “Travel Albania” përpiqet të identifikojë problemet që shoqërojnë rritjen e turizmit shqiptar, duke synuar të shtrojë për diskutim në nivel ekspertësh çështjet kryesore. Për këtë qëllim, “Travel Albania” u bën ftesë të përhershme specialistëve të turizmit, studiuesve, operatorëve turistikë, drejtuesve të institucioneve shtetërore e të sipërmarrjeve private që të marrin pjesë në debatet e revistës.

Momenti
Revista “Travel Albania” hyn në tregun mediatik shqiptar në një moment kur edhe pse të vogla – pasojat negative të krizës financiare dhe ekonomike botërore vazhdojnë të përcaktojnë trendin e turizmit. Në këto kushte, revista synon t’i bëhet ndihmë industrisë rishtare të turizmit shqiptar, duke i ofruar kushte të favorshme bashkëpunimi në faqet e revistës, jo vetëm për investimet brenda vendit, por edhe për operatorët turistikë që i ftojnë shqiptarët të udhëtojnë për qëllime turizmi nëpër botë.

Bashkëpunimi
“Travel Albania” është një revistë që botohet fundjavën e parë të çdo muaji. Revista ka marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione të rendësishme të turizmit në Shqipëri e jashtë, duke përfshirë edhe sipërmarrjet private në këtë fushë. “Travel Albania” synon gjithashtu bashkëpunimin e mediumeve homologe në rajon e më gjerë. Mbi 80% e materialeve që botohen në faqet e revistës “Travel Albania” janë kontribute ekskluzive të gazetarëve apo autorëve të tjerë të teksteve dhe të fotove, ndërsa shumica e pjesës tjetër botohet gjithashtu me dijeninë e autorëve, qofshin shqiptarë ose të huaj.
Teknike
Me një tirazh fillestar prej 5000 (pesë mijë) kopjesh, revista shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet disa agjensive të shpërndarjes së shtypit, si dhe në Kosovë nëpërmjet ndërmarrjes së shpërndarjes së shtypit “Rilindja” dhe Ndërmarrjes Botuese “Buzuku”, si dhe ne Maqedoni. Rreth 25% e tirazhit të përgjithshëm janë abonime, kryesisht të operatorëve turistikë, por edhe kompani të ndryshme biznesi apo institucione shtetërore. Revista kushton 300 lekë në Shqipëri, ndërsa për tregun e jashtëm 3.5 euro. “Travel Albania” gjendet në shumicën e duty free shop -eve në pikat doganore të Shqipërisë, përfshi aeroportin dhe portet kryesore të vendit.

Detaje
Revista ka 100 faqe, format A4, me ngjyra, letër 80gr/m2, ballina 250gr/m2 plastifikim.
Redaksia e revistës “Travel Albania” ndodhet në Tiranë, në adresën: Bulevardi Bajram Curri, Pallatet Agimi, Nr. 14/260. Tel: +355 4 222 45 70 ; email: revista@albaniantravel.info.
Në websiten e revistës www.albaniantravel.info, përveç përmbajtjes së numrit të ri, mund të shkarkohen numrat e kaluar në format pdf. Gjithashtu, në këtë website, mund të votohet për renditjen e 5 destinacioneve të zgjedhura shqiptare, si dhe të shihen albume e video me pamje nga veçantitë e turizmit në Shqipëri.

Sito Web: http://www.albaniantravel.info





0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info