"Qafshtama" - Uji i Shëndetit të Mirë

"Qafshtama" është një ujë natyral mineral shumë i lehtë që buron nga majat e larta të malit Qafshtama në Shqipëri, pranë qytetit të Krujës. Mbushet direkt në burim në malin e Qafështamës,në fabrikën e ndërtuar në 1350 metra lartësi nga EHW GmbH, një grup lider në sektorin ushqimor në Shqipërisë; tregtohet me markën EHW dhe nënmarkën "Qafshtama", simbol cilësie e tradite. Burimi njihet si "Kroi i Nënës Mbretëreshë" nga periudha kur ish familja mbretërore shqiptare "Zog" e kishte zgjedhur si kroin nga merrte ujë për konsum vetjak. Megjithëse është një ujë i lehtë, Qafshtama ka një përbërje minerale të ekuilibruar që mbart efekte pozitive mbi trupin dhe shëndetin tonë. Është i përshtatshëm për dieta të varfra në natrium dhe regjime ushqimore te shëndetshme dhe ndihmon në parandalimin e problemeve kardiovaskulare dhe në mbajtjen e zemrës së re. Për këtë arsye është e këshillueshme për aktivitete sportive si një burim ideal hidratimi të përditshëm. Qafshtama ka një shije të frekët e të butë që i përshtatet çdokujt. Duhet të pini ujin Qafshtama të paktën njëherë për të kuptuar si ndryshon nga të gjithë ujërat e tjerë në treg. Fabrika ndodhet në pak metra distancë nga burimet kryesoretë malit Qafështama. Linja e prodhimit është moderne dhe tërësisht automatike. Aty uji mbushet direkt në burim pasi i nënshtrohet një proçesi delikat filtrimi që garanton pastërti absolute mikrobiologjike, në mënyrë që produkti final të mund të ruajë të paprekura të gjitha cilësitë e tij të rralla. Rrjeti distributiv i kompanisë mbulon gati tërësisht tregun vendas.

 

E-mail: info@qafshtama.com

Tel: 00355 48 200 711

Fax: 00355 48 200 341

Sito Web: www.qafshtama.com





0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info