TURIZMI MALOR: RAZMA

Fshati i Razmes ndodhet rreth 41 km ne veri te Shkodres, eshte vendi ideal per te praktikuar alpinizmin malor dhe skite.

Fshatrat e tjere rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli jane unike per bukurine e tyre natyrore. Fshati te ofron mundesi akomodimi per vizituesit.

Pak histori

Studiuesit te cilet ka qene edhe ne Shkoder ne vitet 1897-1904, nder te tjera shkruajne se vjen një rrafshnaltë e bukur që quhet Razma e Vrithit, mbi te cilen lartesohen dy maja mali, Veleçiku ne perendim dhe Kunora ne lindje, qe lidhen me njera - tjetren ne kurriz te malit. Rrafshnalta e Razmes sherben si kullote, ka lendina te bukura malore dhe eshte e pasur me burime. Por per here te pare gjate qeverisjes se mbretit Zog I, mesojme se rrafshnalten e Razmes kane filluar ta frekuentojnë disa zoterinj te Shkodres, te cilet ne vitin 1930 kane ngritur edhe ndonje ndertim shtepi qe perdorej per familjet e tyre per te kaluar veren. Ne vitin 1935 qeveria e atehershme mbreterore vendosi qe Razmen ta konsideroje si pike turistike per vlerat e saja klimaterike, ku per cdo ndertim apo investim duhej te merrej leja tek autoritetet shteterore Shkoder. Gjate sistemit komunist Razma u emerua Kamp pushimi per punetoret. U ndertua nje rrjet i vogel tregtar, hotel, dhe gjate veres vendosej edhe ndonje cader. Pushimet 15 ditore ne kete kamp ishin te kontrolluara, pergjithesisht si banore te stines se Veres ishin kuadrot dhe burokratet e qeverise komuniste, ndersa per punetoret perdorej seleksionimi me kritere partiake. Gjithashtu rruga eshte e asfaltuar, gje qe ben qe levizja e pushuesve te mundesohet jo vetem  javore, por edhe ditore.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info