TURIZMI MALOR: DAJTI

164353_472575314778_559514778_5789108_2011390_nParku Kombetar i Dajtit eshte njeri nga gjashte parqet kombetare te Shqiperise i shpallur nen mbrojtje ne vitin 1966. Ai shtrihet ne 2957 hektare dhe nga pikepamja administrative perfshihet ne rrethin e Tiranes. 
Flora dhe vegjetacioni
Ngjashmeria e madhe e bimesise ne kete park me ate te Evropes Qendrore te lartesive te medha eshte gjeja e pare qe te bie ne sy ne shtrirjen e karakterizuar nga pylli i ahut. Ne tipet e bimesise qe ndodhen ne Parkun Kombetar te Dajtit mund te permendim pyllin e ahut, pyllin e pishes i perbere nga pisha ballkanike, qe vihet re ne shpatet shkembore ne mes te pyllit te ahut. Ndersa pyjet gjethegjere paramalore shfaqen ne veriperendim. Pergjate lumit te Tiranes kemi pyllin me rrape. Ndersa ne lartesite me te ulta shfaqet pylli mesdhetar.


Fauna
Nder llojet me vlera natyrore dhe te ruajtjes ne nje veshtrim te faunes ketu vecojme amfibet, zvarraniket, shpendet dhe gjitaret. Disa prej ketyre llojeve shfaqen vetem ne zona te kufizuara, ku permendim disa lloje amfibesh qe shfaqen ne disa pellgje te shpatit lindor te Malit te Priskes. Edhe gryka e malit te Tiranes paraqet nje rendesi te vecante nga pikepamja e faunes. Ne kete zone kane folene shpende te tille si shqiponja e maleve dhe petriti. Gjithashtu ky habitat perfaqeson nje territor te mundshem edhe per mishngrenesit si arriu i murrme e ujku, te cilet ndeshen shpesh ne kete zone. Ajo qe vihet re ketu eshte ndikimi i ulet nga dora e njeriut sidomos ne lartesine mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, ku ekzistenca e drureve ne stade te ndryshme dekompozimi perbejne nje burim te rendesishem ushqimor per nje numer kafshesh. Ndersa lumenjte e Tiranes, Terkuzes dhe Erzenit, aty ku rrjedhin neper siperfaqe te sheshta, jane te pershtatshme per rritjen e shume lloje peshqish dhe vertebroresh. Ketu mund te permendim lunderzen e rralle e cila eshte e kercenuar ne te gjithe Evropen. Ky lloj gjendet akoma me ekzemplare te rralle ne kete pellg. Parku Kombetar i Dajtit konsiderohet si parku me nje flore dhe faune origjinale te mireadministruar.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info