SHKODRA

Shkodra ose Shkoder (vendasit e se ciles quhen Shkodrane, (latinisht:Scodra, ital.: Scutari) eshte qytet në Shqiperine veri-perendimore, qyteti kryesor i rrethit me te njejtin emer dhe qe ndodhet buze te liqenit, prane lumenjve Drin dhe Buna. Shkodra eshte themeluar rreth shekujve V-IV p.K. Origjina e emrit te saj eshte Skodrin ose vendi ku shkon Drini. Shkodra ka nje natyre dhe klime te mbrekullueshme. Ajo ndodhet prane Liqenit te Shkodres, me i madhi ne Ballkan, me nje siperfaqe prej 370 kilometrash katror. Ne Shkoder kalojne lumi Drin, Bunë dhe Kir. Shkodra rrethohet edhe nga nje grup malesh si ai Cukal (1.722 metra),Maranaj (1.576 metra), Tarabosh dhe Sheldi. Shkodra quhet ndryshe dhe kryeqyteti i bicikletave, dhe mendohet qe ka mese 15 mije bicikleta. Dhe ne ditet e sotme gati cdo shtepi ka nga nje makine Shkodranet nuk e eliminuan kete tradite te bicikletave.

Kalaja e Shkodres

Kalaja eshte ndertuar mbi nje koder ne hyrje te qytetit ne nje lartesi 130 m. Kalaja e Shkodres ka nje legjende ku tregon qe brenda saj jetonin 3 vellezer, ata punon gjate dites per ndertimin e mureve te kalase por naten ajo shembej. Por nje dite kur ata ishin ne kulmin e deshperimit, i shfaqet nje plak i mocem dhe i tregon nese kalaja duan qe ti qendroje shembjes, duhet qe te murosnin njeren nga nuset e vellezeve te martuar. Keshtu qe njera nga nuset, me e vogla u muros e gjalle ne mur dhe muret e kalase qendrjone te forte dhe sot e kesaj dite.

Fototeka “Marubi”

Ajo eshte nje nga me t’pasurat jo vetem ne Ballkan, por edhe ne krejt Europen. Themeluesi e saj ishte Pjeter Marubi. Marubi eshte fotoja e pare qe njihet ne krejt Ballkanin. Ajo eshte realizuar 32 vjet pas fotografise se pare ne bote. Kete profesion e trasheguan dhe pasardhesit e familjes se Marubit sot e kesaj dite.

Liqeni i Shkodres eshte liqeni me i madh ne Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si nje nga liqenet me te vjetra ne bote. Pasqyra e tij ujore gjendet ne nje lartesi 6 m mbi nivelin e detit, dhe ka nje siperfaqe prej 368 km². Pika me e thelle e liqenit eshte rreth 45 m. Pjesa me e madhe e liqenit, rreth 2/3, i takon Malit të Zi, kurse pjesa tjeter i takon Shqipërise. Ne bregun e liqenit shtrihet qyteti i madh ShqiptarShkodra.

Ky liqen ne rreze keshtjelles quhet Bune. Bregu i tij eshte 11 milje dhe shtrihet nga lindja ne perendim. Prane liqenit eshte Taraboshi nje krah i ketij liqeni shtrihet poshte dhe dikohet deri ne det. Ne rreze te shkembinjve, mbi te cilet ngrihet keshtjella, ndodhen 10 dajlane per te gjuajtur peshk. Keto dajlane jane te shtetit dhe te ardhurat e tyre derdhen ne arken e keshtjelles. Aty ka shume lloje peshqish te shijshem, por me shume ka krap,qefull e levrek.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info