SHENGJINI

Nje qytet asteroid i Lezhes eshte Shengjini, 8 km ne Veriperendim, ne bregun e Adriatikut. Jul Cezari, ne vepren "Lufta Civile" e permend emrin e ketij limani si Nymfeum ne vitin 48 para Krishtit. Ketu erdhi Flota e Mark Antonit ne fushaten e Cezarit kunder Pompeut. Emri Nymfeun lidhet me ceten e nymfave apo te zanave. Nymfeuni, eshte njohur ne epoken romake, si nje liman shume i mbrojtur "Tutisimuss portus". Ne mesjete ky liman njihet me emra te tjere, quhet limani Meduo. Ne nje harte te shek.XIII te Pjeter Viskontit njihet madje edhe me emrin Medea. Gjate mesjetes permendet ky liman si "Portus", "Medue", "Porto di Medea". Etimologjia e ketij emri ka mbetur ende pa u sqaruar. Sipas disa dijetareve te tjere emri Medea eshte nje jehone e mitit te argonauteve dhe te princesesh Medea te Kolkites, gjate shtegtimit ne Adriatik nga Ulqini deri ne ishullin e Korfuzit. Emri i Medeas eshte lidhur edhe me emrin e fshatit Mjede. Gjithsesi ky toponim mbart nje jehone mitologjike te sterlashte. Kurse Shengjin eshte nje kalk i emrit te shenjtorit Shen Gjin, ose i shenjtorit Shen Gjon Pagezuesi, qe shkurtimisht ka dhene fjalen Shengjin. Ne hartat e P.Gasparit dhe P.Coronellit, limani quhet San Giovanni di Medua. Kemi keshtu nje nderthurje te nje toponimi mitologjik pagan te lashte me emrin e nje shenjtori te krishtere. Pra nje simbioze mendesisht mitologjike dhe fetare deri ne kohen e sotme.


Limani i Shengjinit ka qene ne te gjithe koherat limani detar i Lezhes. Kjo lidhje nuk eshte zhdukur asnjehere dhe ne ditet tona eshte perjetuar nje rol i ri i Shengjinit, lidhur edhe me rruget e lidhjes se Shqiperise me Kosoven. Limani i Shengjinit eshte me i rendesishmi liman detar ne Veri te Durresit. Vetvetiu merr atribute te vecanta per te ardhmen. P.Coronelli, kartograf i njohur venecian i shek.XVII ne harten e vet te Drinit dhe Bunes, e cileson Shengjinin si liman te afte per anije te medha (Porto Medua Capace di Grannavili). Rendesia e Limanit te Shengjinit u shtua mjaft vetem pas vitit 1880, kur Ulqini, ky qytet shqiptar ju dorezua padrejtesisht Malit te Zi, ne zbatim te vendimeve te Kongresit te Berlinit. Plazhi i Shengjinit perben nje nga resurset me te vecanta turistike detare, jo vetem te Lezhes por edhe te Shqiperise, sidomos duke patur parasysh parkun ekologjik te rrethines.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info