LEZHA

Qyteti i Lezhes-Qender Qarku e Prefekture me te njejten emer gjendet ne Shqiperine veriperendimore, afer detit Adriatik. Qyteti eshte themeluar ne vitin 385 para eres re nga Dionizi i Sirakuzes.Gjate tere periudhave, qyteti i Lezhes ka luajtur rol te vecante ne historine Iliro-Shqiptare. Vete pozicioni gjeografik ku shtrihet qyteti, se bashku me rrethinat e tij, ka bere, qe Lezha qysh ne lashtesi te jete nje nder qendrat tregetare e plotiko-ushtarake me te rendesishme.Lezha, nepermjet Portit te Shengjinit, ka realizuar ne shekuj shkembime te shumta ne fusha te ndryshme ekonomike e kulturore me boten e jashteme, duke ndikuar keshtu ndjeshem ne zhvillimin shoqeror. Eshte kjo nje nder arsyet qe, pikerisht ne kete qytet, ne momente te caktuara te historise sone jane organizuar aktivitete politiko-kulturore te livelit te larte kombetar, si : "Lidhja e Lezhes" ne vitin 1444, "Kuvendi i Arberit" ne 1703. Eshte gjithashtu e dokumentuar se ky qytet, sepaku qysh ne shekullin e VIII-te para eres re ka qene i banuar panderprerje nga popullsi iliro-arbreshe-shqiptare. Emri i tij " Lisso" e "Lissuss" gjithnje sipas studiuesve te fushes, eshte nje ngjyrim linguistik i emrit te vjeter ilir "Lisi". Pra, qyteti i Lezhes, edhe perpara kthimit ne nje koloni helene nga Dionisi i Sirakuzes, deshmohet si vendbanim ilir. Mbi jeten ekonomike te Lissussit qe ne antikitet ka ndikuar fakti se ai ka qene stacion hyres i rruges Shengjin-Kosove, rruge e cila kalonte neper Zadrime per Kukes e me tej. Pas pushtimit romak Lissussi permendet si "Municip", duke vazhduar te ruaje te njejten vlere ushtarake e administrative si baze detare ne Adriatikun veriror. Emri i qytetit permendet nga historiane greke e latin para eres se re; permendet ne kronikat veneciane kur ishte ne dominim te Republikes se Shen Markut, per te marre rendesi te vecante ne shekullin e XV-te, kur Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti- "Skenderbeu", mblodhi ketu te parin Kuvend te Princave shqiptare dhe themeloi shtetin e pare mbi bazen e principatave. Gjate periudhes se lavdishme, Lezha ka sherbyer si "Kryeqytet Diplomatik" i Arberise. Ne kete qytet vdiq dhe u varros Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti ne vitin 1468. Memoriali, ndertuar per te kujtuar kete figure te shquar kombetare, tashme eshte kthyer ne nje qender pelegrinazhi e cila vizitohet cdo vit nga qindra turiste, vendas e te huaj. Lezha sot numuronrreth 35 mije banore e ka tendence rritje, kryesisht nga levizjet mekanike, popullsi e ardhur nga zonat e thella e veriperendimore te vendit. Shquhet Lezha per vlerat e saje historike e arkeologjike, per perspektiven mjaft premtuese ne drejtim te zhvillimit te turizmit. Eshte e nje rendesie te madhe Keshtjella Mesjetare e qytetit e ndertuar me nje stil te vecante e me nje pozicion teper interesant.Germimet arkeologjike te kryera per rreth kalase si dhe brenda mureve ilire flasin per vlera te cilat do t'i shtohen Lezhes, historise e kultures kombetare ne nje te ardhme jo te larget ne kohe. Kuvendi Franceskan, themeluar nga vete San Francesku i Asizit ne vitin 1220 paraqet interese njohje e ka vlera historiko-kulturore-edukuese. Lezha ka edhe vlera te tjera. Ka lumin Drin, i cili e pershkon qytetin mes per mes, lum i cili, ne nje vije me pak se tre km e lidh lete qytet me detin Adriatik. Pikerisht, ne qender te qytetit, prane zones arkeologjike, ka qene i ndertuar e funksiononte Porti Lumor, duke sherbyer per trasportin e mallrave ne vende te ndryshme pertej detit. Ne mendojme se riberja e ketij porti do t'ia rrisi vlerat historike dhe ekonomike qytetit tone. Eshte Lezha vendi i qetesise. Ketu punohet e ndertohet. Ne qytet ushtrojne aktivitetin e tyre mbi 600 biznese private.Ka aktivitet tregetar por ajo qe bie menjehere ne sy eshte ritmi i larte i ndertimeve. Eshte qyteti i Lezhes vendi i harmonise fetare e sociale.Zone me rend e qetesi te admirueshme per te gjithe. Bizneset dhe firmat e huaja te cilat ushtrojne aktivitete ne qytetin tone jane akomoduar, sistemuar e ndjehen mjaft komod. Ato, as gjate trazirave te vitit 1997 nuk e nderprene per asnje cast veprimtarine e tyre. Lezha si zone e qytet dallohet edhe per dukuri te tjera pozitive.Duke qene nen ndikimin e klimes mesdhetare, me dite me diell mbi mesataren e vendit, zona shquhet per prodhimet bujqesore e blegtorale, sidomos per perimet e hereshme, per prodhimin e patates e te bostanit, te frutave e te tjera produkte blegtorale. Prodhime te tilla si vera "Kallmet", rakia "Lezha", mishi i gjelit te detit i races se njohur " Zadrima", etj jane tashme te njohura e vleresuar ne vend e jashte tije.Vete fakti qe Lezha ne te dy krahet rrethohet nga dy fusha pjellore, ajo e Zadrimes dhe e Bregut te Matit, ka ne vetevete premisen e zhvillimit si te industrise per sektorin, ashtu edhe te agroturizmit, i cili eshte ne fillimet e tij premtuese. Dy lagunat e Lezhes, "Kune" e "Vain", me siperfaqe rreth 1800 ha. Jane te njohura e te vleresuara ne Mesdhe per floren e faunen e pasur qe kane.Gjenden prane qytetit dhe lidhen me detin adriatik.Realisht, duke shprehur edhe opinjonin e specialisteve dhe vizitoreve te ardhur nga vende te ndryshme, lagunat e Lezhes jane mjaft atraktive. Atje natyrshem shkohet per nje shetitje ne natyre, per airin e paster, aromen e pyllit e flladin e detit, shkohet per te shijuar bukurite e natyres se virgjer, shkohet edhe per gjueti sportive, peshku e shpende te ndryshem te eger, shtegetare dhe stacionar. Ne Kune e Vain numurohen rreht 92 lloje shpendesh. Qyteti i Lezhes eshte edhe nje nyje e rendesishme trasporti. Pershkohet ky qytet nga te gjitha llojet e tresportit : rrugor, hekurudhor dhe detar. Jane shkurtuar ndjeshem distancat si me kryeqytetin ashtu edhe me Durresin. Lidhet Lezha edhe me Malin e Zi, me Maqedonine dhe Kosoven, rruga ne ndertim e siper, do te krijoje te tjera mundesi bashkepunimi e shkembime te te gjitha nivelet ne interese te shqiptareve, te miqesise dhe ekonomise tyre. Zhvillim te kenaqshem ne qytetin e Lezhes ka edhe sektori i arsimit, ai i kultures dhe i sporteve. Gjenden ne qytet dy shkolla te arsimit 9-vjecar dhe dy shkolla te mesme; nje e mesme e pergjitheshme dhe nje shkolle e mesme profesionale,duke qene aktualisht nje nder tre shkollat e vendit me profil bashkohor, ekonomi-biznes, turizem-hoteleri.Funksionojne edhe gjashte kopeshte femijesh, nga te cilet tre jane publik dhe tre te tjere kopeshte private per femije. Pervoje te mire ne qytet prej vitesh ka krijuar Qendra Kulturore e femijeve, me disa sektor e profile te cilat ndihmojne direkt edukimin por edhe argetimin e femijeve lezhjane. Rajoni i Lezhes perfaqeson nje zone tipike historike te kultures tone kombetare. Shpirti "konservativ"i banoreve te kesaj treve ka bere qe te ruhet nder shekuj historia,tradita, gjuha, doket dhe vlerat e nje qyteterimi, pjese e rendesishme e mbare qyteterimit shqiptar. Funksionon ne qytetin e Lezhes Pallati i Kultures, qender e rendesishme ne te cilin periodikisht zhvillohen aktivitete ne interese te edukimit qytetare dhe per ruajtjen e vlerave kombetare. Eshte bere tradite tashme organizimi ne qytetin e Lezhes i Kuvendeve dhe festivaleve te Rapsodive dhe muzikes Folklorike. Biblioteka Publike e qytetit, institucion me vlere per qytetarin lezhjane, eshte nje tjeter pike referimi i kultures tone. E konceptuar e ndertuar me arkitekture te vecante bashkohore, gjendur pikerisht ne qendren arkeologjike, dhe jo vetem kaq, por e pasur me libra e tjeter literature artistike e shkencore, ka bere emer ne rajon e me tej. Shendetesia ne Lezhe eshte ne nivele te kenaqeshme. Jane rikostrutuar te gjitha institucionet e ketij sektori, si Spitali Cicil dhe Shtepia e Lindjes, te cilet aktualisht i sherbejne te gjithe rajonit (Qarkut), Poliklinika, Farmacite etj. Niveli i sherbimit ne institucionet tona shendetesore eshte i kenaqshem e kompatibel me sektoret analoge. Zhvillimi i sportit ne Lezhe, tradita e ekipit te futbollit "Beselidhja", dhe prezantimi dinjitoz ne shkalle vendi e jashte tije, i shumesporteve si atletika, mundja e lire dhe ciklizmi kane terhequr vemendjen dhe interesin jo vetem te specialisteve por edhete mbare sportdashesve te vendit. Jane keto disa nga arritjet e zhvillimit shumedimensionale ne qytetin e Lezhes. Natyrisht keto jane pak dhe vetem disa.

Lezha.eu Eshte Portali Informativ Online referuese per Qytetin e Lezhes dhe me gjere: Krijuar më 1 Maj 2006 me qëllim që t’ju shërbejë si orientim të gjithë shqiptarëve një faqe zyrtare me informacione dhe ngjarje nga Lezha.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info