JAL CAMPING ALBANIA 2011

Kampingu hapet ne KORRIK 2011 .Ju mirpret ne ambientet e tij afer detit, muzikes, lojrave te ndryshme. Kampingu ndodhet në qendër të Jal-it, 150 m afër plazhit. AKOMODIMI bëhet nëpër tenda të pajisura me setet e fjetjes.

PRENOTONI NE:
KONTAKT:
00355 69 44 16 834

AKOMODIMI NË KAMPING
Kampingu ndodhet në një ullishte tipike të zonave jugore të Shqipërisë, (në një sipërfaqe prej 4000 m2) në qendër të Jal-it dhe shumë afër plazhit,vetëm 150 m. larg. Fjetja është në tenda, të cilat janë janë teke, dyshe, treshe, katërshe dhe për më shumë persona. Tendat janë të pajisura me shtroja sfungjeri, (7-10 cm), por gjithashtu mund të gjeni edhe dyshek fjetje,(sleeping-bag) në përdorim.

BAR LOKAL 24 ORË
Bari funksionon 24 orë në 24, dhe shërben kryesisht pije freskuese, kafe me bustina, (luccafe ose lavazza), birra, lëngje frutash të ndryshme,etj. Të gjitha produktet që shërbehen në barin e kampit kanë çmime mjaft ekonomike nisur dhe nga mënyra e vetëshërbimit, e cila lehtëson së tepërmi punën e baristit.


KINEMAJA VERORE DHE KARAOKE
Çdo darkë në kamping organizohet kinemaja verore në të cilën shfaqen filma të ndryshëm, të cilat ofrohen nga organizatorët e kampingut ose mund t’i sjellin dhe t’I propozojnë edhe vizitorët e kampit. Filmi fillon menjëherë pas darke rreth orës 21:30 -22:00 dhe vazhdon për rreth 1 e 30. Me propozim të të rinjve të kampit, shfaqja e filmave mund të zëvendësohet me karaoken, e cila është gjithashtu mjaft e preferuar dhe e praktikuar në këtë kamping.


USHQIMI
Ushqimi në kamp është një kënaqësi më vete. Çdo gjë është e organizuar me vetëshërbim dhe kërkon një aktivizim të tërë grupit për të arritur një mëngjes dhe darkë të kënaqshme. Kuzhina verore është gjate gjithë kohës në shërbim të vizitorëve, duke ofruar lehtësi gatimi edhe për drekën apo për barbekytë që të rinjtë mund t'i shfrytezojnë me ndihmën e skuadrës së kampit.


MENUJA
Menuja e mëngjesit përmban; qumësht, gjalp, djath, reçel, vezë, coko-krem, kroasan, jogurt, pije freskuese, etj. Menuja e darkës përmban; produkte të zgarës,( kremviçe, salçiçe, kotoleta, hamburger, qofte), të shoqëruara me sallatë dhe një pjatë të tretë që varion sipas menusë ditore. Darka dhe mëngjesi janë të shoqëruara me pije freskuese,(1/5l coca-cola ose fanta). Kampi ofron mundësi gatimi dhe për drekën, duke vënë në dispozicion guzhinën e kampit. Mund të organizohet në mënyrë individuale ose në grupe.


AKTIVITETET
Kampingu i Jal-it ofron mundësi të shumta për të praktikuar sportet e ujit si snorkëll, apne dhe zhytje me bombula. Në kamp organizohen rregullisht kampionate volejbolli, vaterpoli, mini-futbolli, ping-pongu,etj. Gjithashtu jemi të hapur dhe mbështesim çdo lloji tjetër aktiviteti sportiv. Kampi ofron fusha ping-pongu, bilardo, një ambjent për basketboll, një fushë volejbolli dhe lojra kampingu,(dart, frisbi,shënjestër,etj.) Në bashkëpunim me organizatat partnere kampi ofron: lundrim me anije, kanoa, eskursione me këmbë në Gjipe dhe Livadhe, kurse profesionale për zhytjen me polumbarë,(dhe zhytje me fryme maska (snorkel), paisje zhytje për zhytësat, etj.


JETA E NATËS
Në Jal ka disa “beach-bar” të cilat ofrojnë ambiente mjaft të këndshëme, muzikë të mirë, pije të shumta dhe janë buzë detit. Sidoqoftë Dhërmiu, Havana dhe shumë bare të tjera të njohura janë shumë pranë dhe çdo fundjavë skuadra e kampit organizon vajtjen dhe festa të ndryshme në një nga këto bare.


SENDET E NEVOJSHME
Gjatë pushimeve tuaja në Jal, do të keni nevojë të domosdoshme për këto sende:
• Dyshek-fjetje, (Sleep-Bag) ose mbulesë të zakonshme
për fjetjen.
• Kitin tuaj të higjenës.
• Elektrik dore.
Sipas dëshirës
• Krem plazhi.
• Sprai kundra insekteve.
• Filma DVD
KONTAKT : 069 44 16 834 (Vodafone Club)





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info