HISTORIA E BORSHIT

Kur ishte pushtuar nga ushtarët grekë, më 1913. Kur luftimet morën shtrirje të gjerë, ato e përfshinë dhe Borshin. Në këtë sektor le ta zëmë fillin e luftimeve me shfletimin e historikut të këtij fshati, me shpjegimet e hulumtuesit të pasionuar Mehmet Ali Shehut, me bashkëbisedime të bëra me burra të moçëm nga ky fshat, me vjelje të shkrimeve e dokumentacioneve të kohës.

Në mars të 1914, 300 ushtarë grekë nën komandën e majorit Griva, një ushtarak i etur për luftëra pushtuese, rrethoi fshatin Borsh dhe bëri çarmatimin. Borshiotët mbaheshin nën rrethim.

Grekët kalojnë në tortura burrat e fshatit. Nga goditjet e rënda me qytën e pushkëve, vdes i masakruar patrioti Muhamet Gapi. Trupin e këtij patrioti ushtarët pushtues për ta fshehur e hodhën në Lëngadhë, por borshiotët e nxorën andej dhe e varrosën atë me nderime.

Prill 1914. Një çetë me borshiotë e përbërë nga 10 luftëtarë të armatosur dalin në mal e qëndrojnë në gatishmëri për të vepruar.

Ditën e katërt të javës së fundit të prillit, pasdite, ndërsa fshatarët e Borshit i kishin mbledhur të sheshi i Bregut që quhet Yzeire dhe kërcënoheshin nga ushtarët pushtues, dëgjoheshin nga ana Fterës krisma pushke dhe thirrje “Prite, Sali Vranishtin!”

Kështu zuri fill lufta në këtë sektor, e cila përfundoi me largimin e ushtarëve pushtues grekë.

Ditët e majit çeta e Borshit dhe ajo e Sali Vranishtit godiste furnizimet që i dërgoheshin garnizonit grek në Himarë. Me urdhër të Mbretit Konstandin vjen në gjirin e Borshit një anije luftarake dhe godet me topa fshatin dhe kalanë e Borshit. Qëndresa e shqiptarëve vazhdon, goditjet mbi kalanë e Borshit dendësohen. Goditen pozitat nga toka dhe nga deti.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info