PANAIRI TRADICIONAL I LIBRIT, I 13-TI, "PRISHTINA 2011"

Panairi tradicional i librit, i cili sivjet është i 13-ti me radhë, afirmon librin shqiptar në rajon, në radhë të parë librin artistik, atë shkencor, arsimor e universitar si dhe të spektrit të gjerë.
Që nga 1999-ta, kur Kosova ende vuante plagët e luftës, panairi i librit shënoi rritën qoftë me botuesit pjesëmarrës, qoftë me fizionominë, e cila sivjet kulmon me pjesëmarrje të botuesve më seriozë të librit, anëtarë të shoqatave të ndryshme, si Shoqata e Botuesve të Kosovës (organizatore e panairit tradicional të librit të Prishtinës), Shoqata e Botuesve të Shqipërisë (organizatore e panairit tradicional të librit të Tiranës), Shoqata e Librit Shqiptar etj.
Panairi do të ketë risitë dhe mysafirët e nderit, do të ketë veprimtari shoqëruese si përurime librash, debate, shënime përvjetorësh për të cilat do të ketë informim të veçantë nëpërmjet faqes së internetit (www.panairilibrit.com), fb-së, mjeteve të informimit, katalogut etj.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info