LIQENI I BOVILLES

Liqeni i Bovilles ka siperfaqen e pasqyres ujore rreth 326 ha dhe si i tille perben nje rezerve te madhe ujore per kryeqytetin me popullsi ne rritje te vazhdueshme. Ne fakt, liqeni shtrihet ne dy territore: ne ate te Tiranes dhe ne territorin e Krujes, te cilet administrohen perkatesisht nga komuna Zall-Bastar dhe komuna Cudhi. Ne pellgun ujembledhes te liqenit gjenden gjashte fshatra: Zall-Bastari, Vileza, Bastari i Mesem, Mneri i Siperm, Rranxe dhe Bruzmal.
Siperfaqja territoriale e pellgut ujembledhes qe perfshihet ne komunen Zall-Bastar arrin ne rreth 6000 ha, nga e cila 3366 ha jane pyje, kryesisht me lis dhe shkoze, 509 ha toke bujqesore, 549 ha kullote dhe 931 ha toke e zhveshur. Gati sa gjysma e kesaj hapesire territoriale administrohet ne krahun tjeter nga komuna Cudhi.
Liqeni i Bovilles furnizohet nga nje pellg malor shume i madh dhe ky fakt e ben ate nje pasuri me vlere te pacmuar per strategjite e zhvillimeve te sotme e te ardhme, si ne rrafshin shteteror ashtu dhe ne ate kombetar. I veshtruar nga kjo pikepamje, territori i pellgut ujembledhes te ketij liqeni kerkon nje studim dhe trajtim te vecante nga shteti dhe shoqeria.

Nga Ferdin Licaj





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info