HAPET SEZONI TURISTIK NE SARANDE

Në një ditë për sezonin turistik institucionet e varura nga bashkia u paraqitën në më të mirat e natyrës bujare dhe traditës së mikpritjes në Sarandë, duke lënë pas mungesën e masave për shërbime më me standart në qytet.
Orkestër frymore, humor dhe parade kjo pjesë artistike e programit nisi veprimtaritë për hapjen e sezonit turistik në Sarandë. Qyteti i diellit dikur tashmë I shndërruar në qytet I betonit u gjallërua nga banorët dhe të ardhurit nga fshatrat e zonës. Miqtë e ftuar nga komunat dhe bashkitë e tjera të vendit u bënë pjesë e morisë së njerëzve që u dyndën në shëtitoren e qytetit si cdo ritual pasditeje apo fundjave.
Saranda ka fituar gjallëri nga pushuesit ditorë sapo u ngroh koha. Në celjen e sezonit turistik u ndje mungesa e kryeministrit Berisha, pranishëm cdovit në Sarandë. Në mungesë të tij edhe orari I celjes së ceremonisë u shty 60 minuta më vonë dhe të ftuarit ndoqën një protokoll me ndalesa.
Për zëvendës ministrin e kulturës Nikoll Lesi, sic e vecoi edhe vetë një shqiptar nga veriu në jug, Saranda mbetet e kërkuar dhe bashkia merr numrin 1 për punën e mrekullueshmetë bërë.
Në fakt zoti Lesi ishte informuar se një vit më parë kishin pushuar 400 mijë njerëz në Sarandë, diku te 30% më shumë se vitet më parë. Sipas tij, reklama e Shqipërisë për vendet sllave si Rusia është një shpresëpër milionë turistë drejt vendit tonë.
Ai rikujtoi premtimet e Sali Berishës për një port dhe aeroport në Sarandë, ndërsa nuk foli për kapacitet reale të qytetit, për portin e përfunduar në periferi apo infrastrukturën e rrugëve nacionale që I japin tashmë frymarrje qytetit.
Ndoshta zoti Lesi kishte kohë pa ardhur në Sarandë dhe nuk ishte I informuar për shumë zhvillime, as për plazhin e Kakomesë. Sipas tij iniciativa private mbetet zhvillimi I turizmit në vend.
Kryetari I bashkisë Edmond Gjoka foli për bukuritë e Sarandës, pa u ndalur në problematikën e përvitshme të turizmit, pasi celja e sezonit është reklama e qytetit. Dhe për qytetin duhet folur vetëm mirë. Ardian Kollozi deputet I zonës përshëndeti banorët e qytetit.
Shumë gazetarë të ardhur nga Gjirokastra dhe vendas ndoqën lëvizjet e përfaqësuesve të rrallë të politikës përgjatë shëtitjes. Në dy anët e shëtitores ishin ekspzouar stenda me bukuritë natyrore e kulturore të zonës, si dhe gatimet tradicionale nga nxënësit e shkollës hoteleri turizëm, nxënësit e shkollave të qytetit, të moshuarit e qendrës polivalente, fëmijët e shtëpisë së Sarandës, motrat Nënë Tereza me punimet artizanale si dhe shumë individë të biznesit në turizëm.
Një mirditor qe jetn në Mursi, Pjetër Përkeqi ekspozoi një mozaik të kopjuar nga Butrinti me shumë art për një vit e gjysëm. Ai dhe familja e tij jetojnë me të ardhurat nga punimet që kryen. Midhjet e njohura të Butrinit u ekspozuan të gatuara me prodhimet e detit gatuar nga nxënësit e shkollës zëm hoteleri turizëm, të cilët nën kujdesin e mësueseve ekspozuan një tavolinë gjigante nga sallatat deri te embëlsirat.
Kënaqësia e një loje futbolli buzë detit, e basketbollit në trotuar I takon ca orëve të celjes së sezonit pasi në ditët e sezonit këto plazhe publike mbushen me shezlogjet private dhe argëtimi e zbavitja mbeten vetëm në palestrat e pakta private.
Vakët endej atmosfera për vendasit pasi cdo gjë e përvitshme është për ta, deti po ai ndërsa faqja e kodrës së Lëkursit vizatohet nga betonimete reja dhe forma e një amfiteatri arkitektonik I qytetit e ka humbur funksionin nga ndërtimet dhe shtesat e shumta.
Orë me driat dhe ujë, investime në rrugë dhe shërbime perfekte reklamoi kryetari I bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka duke përsëritur investimet e qeverisë për rrugët kryesore. Kur kryeministri Sali Berisha është në Sarandë, hapja e sezonit përkon me inagurime investimesh, po këtë vit asgjë e re duket në Sarandë përvec ndërtimeve dhe gjelbërimit të reduktuar në lulishtet e qendrës dhe në shëtitore.Stendat me punimet e fëmijëve kishin makete me qytete ideale, qytete me parqe, dhe shesh publike lojërash.
Saranda ka detin me ujërat e kaltra të Jonit dhe rrugët nacionale të reja po ende ka trotuare me gropa, trafik të rënduar pa vend parkime, mungesë të pishinave publike, hotele që mbingopennë ditët e gushtit po që pak paguajnë taksa dhe antyrisht ka një kulturë të mirë mikpritjeje dhe një shpresë se sezoni turistik do zgjatet deri në muajt e vjeshtës.
Pasi Saranda zgjidhet për pushime për diellin e plotë në 270 ditë të vitit, për të qënurit në zonë kufitare me një vend të Bashkimit europian, dhe si një gji atraktiv me plazhet në gjithë komunat e Bregut deri në Ksamil, për njerëzit që jetojnë afër detit me dëshirën për një jetë më të mirë.

Nga Laureta Roshi





0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info