PORTI TURISTIK I ORIKUMIT

Porti turistik i jahteve gjendet në pjesën jugore të Radhimës dhe është ndërtuar pas vitit 1996 nga një firmë investitorësh italianë. Eshtë i pajisur me mjedise akomoduese për turistët e huaj të apasionuara pas lundirmit dhe ka një kapacitet të caktuar ankorimi të jashteve dhe të barkave me vela. Ai mund të përdoret edhe për shëtitje me anije dhe me mjete të vogla lundrimi për ture turistike detare në pikat tërheqëse natyrore, ose hisorike të zonës.

Kompleksi turistik i portit të jahteve, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 12.7 hektarë. Në të mund të ankorohen 620 mjete lundruese, me gjatësi 10 deri në 30 metra. Në dy godinat e tij numërohen 60 njësi akomodimi, në përputhje me standardet më të përparuara bashkëkohore. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike sigurohet nga burime të pavarura nga rrjetet e përgjithshme.

Për të shkuar nga Vlora në këtë port, i shndërruar në një epiqendër të nautistëve italianë e më gjerë, duhet të përshkuash një distancë prej jo më tepër se 20 km. I konceptuar si një kompleks turistik i standardeve më të përparuara bashkëkohore, porti i jahteve në Orikum 'lindi' si një nismë e investitorit italian, Giorgio Alfo. Punimet nisën në qershor të vitit 1996 në një ceremoni, ku ishin të pranishëm ministra dhe drejtuesit më të lartë vendorë. Projekti me një vlerë prej rreth 6 milionë USD (me kursin e kohës), ishte i konceptuar në dy faza "A" dhe "B". Në secilën prej tyre u parashikuan punime specifike me synimet dhe funksionet përkatëse. Porti u vu në funksion në qershor të vitit 2004 me përfundimin e fazës së parë të punimeve.Perspektiva e tij konceptohet me dimensione të tjera, në funksion të faktorëve të ndryshëm, që lidhen me standardet e zhvillimit të turizmit nautik. Në fakt synimi i ideatorëve të këtij kompleksi ishte pikërisht ky lloj turizmi, i cili sot po merr përmasa gjithnjë e më të gjera. Ai është futur në një rrjedhë dinamike me protagonistë, personazhe të njohura të jetës politike, ekonomike, sociale e akademike, në vendet respektive. Shoqatat e nautistëve që janë të konsoliduara sot në vendet e pellgut të Mesdheut e më gjerë kanë në përbërje të tyre emra të tillë. Gjatë viteve të fundit, porti turistik i jahteve në Orikum, është shndërruar në një epiqendër të nautistëve italianë e më gjerë. Çdo vit përgjatë sezonit veror ai është destinacion për mjaft nga aktivitetet e tyre. Dhjetëra nautistë italianë dhe vendeve të tjera, pjesëmarrës në regatat (garat me anijet turistike me vela e motorë), frekuentojnë për ditë të tëra kompleksin turistik të jahteve në Orikum, por edhe pjesën tjetër të bregdetit turistik të Radhimës e më gjerë. Kompleksi është i përbërë nga dy godina kryesore, me një arkitekturë të veçantë. Fasadat e tyre vështrojnë nga deti. Një shesh i thyer këndshëm, me elementë dekorativë, zbret deri në sipërfaqen ujore, që kufizohet nga bankinat e ankorimit të mjeteve lundruese turistike. Disa dhjetëra veliera, jahte e barka me motorë 'pushojnë' në këto bankina, në pritje të pronarëve të tyre që vijnë për periudha të ndryshme pushimesh. Ata janë shtetas italianë, apo nga ndonjë vend tjetër, që i kanë lënë këto mjete në ruajtje, kundrejt tarifave të caktuara. Ky është edhe një nga shërbimet që ofrohen në portin e jahteve në Orikum, ku shpesh kanë qenë mysafirë emra të njohur të muzikës, artit e sportit. Njëri prej tyre, notari i mirënjohur italian, Paolo Pinto, ka qenë më shumë se një herë në këtë kompleks turistik. Më shumë se një vit më parë, në këtë port, qëndroi për disa muaj, një profesor i moshuar anglez. Pas një problemi në familjen e vet, ai zgjodhi për të kaluar ditët e fundit të jetës në këtë kompleks, ku pjesën më të madhe të kohës qëndronte në jahtin e ankoruar në një nga bankinat. Profesori anglez la amanet të varrosej në Orikum, si një mirënjohje ndaj këtij vendi që e mirëpriti.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info