Pedagogia: Jam kundër kandidimit të një mostre

Pedagogia Hanelli në një intervistë ekskluzive për NEWS24 shpjegoi arsyet që e cuan në këtë reagim publik. Hanelli u shpreh se nuk mund të lejonte që vatra e dijes, sic është universiteti të përdoret për fushatë elektorale.
"E para nuk lejoj që të përdhoset ajo vatër, që të përdoret, qoftë edhe nga autoritetet drejtuese të Universitetit Politeknik për fushatë elektorale. E dyta nuk dua që të indroktinohet mendja e studentëve të mij me brockulla elektorale", shprehet Hanelli.
Në rrëfimin e saj pedagogia tregon edhe njëherë të gjitha akuzat që i tha përballë kandidatit të mazhoranës Lulzim Basha.
"Ja këtë i thashë...Unë jam 28 vjet në këtë vatër iluminimi dhe nuk lejoj njeri ta përdhosë atë, Ti je një vrasës i thashë. Reagimi i tij, ishte i tillë që ndërseu truprojat të vinin të më tërhiqnin mua nga duart, për të më nxjerrë përjashta me dhunë, për të më prerë fjalën. Por studentët më ndihmuan dhe ata nuk arritën", theksoi më tej pedagogia.
Pa u trembur zonja Hanelli tha se nuk ka frikë për reagimin e saj, madje shkoi më tej, duke e quajtur kandidimin e Bashës një gabim të madh. Tirana nuk e meriton një mostër të tillë, nënvizoi Hanelli.
"Po të mendonim në cdo hap tonin për të bërë një punë të udhës me frikë, atëherë s'do bënim asnjëgjë. Unë jam banore e Tiranës dhe si banore e Tiranës e quaj një fyerje të madhe kandidimin e kësaj mostre dhe jam plotësisht e bindur që populli i Tiranës do ia tregojë vendin", deklaroi Hanelli.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info