QYTETI I ELBASANIT

Historiku i Elbasanit


Fillimet e qytetit.
Historia e qytetit e ka zanafillën në shekullin e II-të pas krishtit. Në atë kohë kjo qendër antike e ka nisur jetën e saj si një pikë e intenerarit të “Via Egnatias” dhe në shumë dokumenta historike përmendet me emrin “Skampis”.
Ekzistenca e “Skampis” si qendër është shumë e lidhur me Via Egnatia (1) .
“Skampis” ka qenë në kryqëzimin e arterieve që lidhin veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin . Duke patur një pozitë të favorshme gjeografike
shpejt u kthye në stacion kryesor të rrugës Egnatia dhe përmendet si qendër urbane, ushtarake e peshkopale.
Kalaja e qytetit datohet e ndërtuar në fund të shekullit të III-të e fillimit të shekullit të IV (vitet 284 ÷ 305) të erës sonë, në kohën e sundimit të perandorit Dioklician. Ajo është e ndërtuar tërësisht sipas teknikës Romane në formë të një katërkëndëshi me dimension 308 x 348 m me trashësi muri në nivelin e poshtëm 3 m. Nga jashtë rrethohej me një hendek me gjerësi 11 m. Via Egnatia kalon përmes kësaj kalaje. Mendohet se ky ndërtim është bërë si fillim për strehimin e një legjioni, i cili duhet të siguronte lëvizjen në rrugën Egnatia. Ky fakt vërtetohet me ekzistencën e një guri mortor i legjionarit Mark Sabidi i gjetur në vitin 1922, në të cilin pasi flitet për jetën e tij përmendet dhe emri “Skamp”. Guri i takon shekullit të II-të pas krishtit.
Zbulime bashkëkohore që i takojnë shekullit V – VI
Nga të dhënat historike tregohet se ” SKAMPINI” gjatë shekullit të V-të kishte një zhvillim në të gjithë fushat. Mbështetur në disa dokumenta të arkivit të Muzeut të qytetit që bënin fjalë për ekzistencën e një mozaiku në afërsi të rrapit , gjatë vitit 2007-2008 me inisiativën e Bashkisë Elbasan në vendin e quajtur Bezistani, u kryen gërmime në sipërfaqe relativisht të kufizuar. Gërmimet në thellësi afro 2m nxorrën në dritë një bazilikë e cila nga vlerat është e veçantë në llojin e vet për mozaikun i cili me koloritin e tij e dallon nga të tjerët. Interesante në këtë zbulim është gjetja e një afresku të veçantë jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë Europën që ka paraqitur interes për shumë vizitorë brenda dhe jashtë vendit.
(1)
“Via Egnatia”, rrugë që është vazhdimi i Via Appias fillon nga Roma antike deri në Brindisi. Në vendin tonë kjo rrugë fillon me dy degëzime (respektivisht në Apollonia dhe Dyrrahu), të cilat bashkohen me “Skampis” në bregun e majtë të përroit të Zaranikës. Më tutje ajo vazhdon në jug-lindje pikërisht në veri të Ohrit dhe ka gjurmë të plota deri në Selanik e më tutje Turqi. Kjo rrugë mendohet se është ndërtuar midis viteve 146 ÷ 120 p.e.s.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info