Kalaja e Porto Palermos

Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut.Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhé e gurë për të realizuar një lidhje toksore me të.
Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frengji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemere të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një taracë të përbashkët.Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.
Sipas një mbishkrimi që ndodhej mbi portën e kalasë kjo fortesë është ndërtuar nga Ali pashë Tepelena në vitin 1804 me ndihmën e inxhinjerëve ushtarakë francezë. Në anën lindore të ishullit Ali pasha ndërtoi dhe një kishë , e cila ruhet në gjendje të mirë dhe njihet nga populli si kisha e Vasiliqisë.Bashkëshortes së Ali pashë Tepelenës.

nga Gjerak Karaiskaj(historian dhe specialist i monumenteve në Shqipëri)





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info