DRISHTI

nga Helidon Sokoli

Gjate mesjetes se hershme ne Shqiperine e Veriut linden nje sere qytetesh te cilet pervec tipareve te perbashketa na paraqiten dhe me nje sere veçorish lokale per sa i perket origjines dhe rruges se tyre te zhvillimit dhe historikut te tyre. Disa prej tyre permenden si qendra peshkopale qe ne shek VI dhe VII. Ne shek.IX me krijimin e Temes se Durresit, ku u perfshin perafersisht trevat e Shqiperise se mesme dhe te Veriut, duket se u riorganizua dhe administrate kishtare dhe ku verehet dhe nje rritje e numrit te Peshkopatave ne qytetet e porsa formuara por dhe ato te vjetra. Burimet historike permendin si qendra peshkopale Shkodren, Drishtin, Ulqinin, e Tivarin qe nga fundi i shek.IX e Lisin ne shek.X. Ne vitin 1022 papa Benedikti III shkeput nga Durresi dhe ia kalon Raguzes Peshkopatat e Ulqinit e Tivarit. Me vone ne vitin 1089 kryepeshkopates se Tivarit i vihen ne varesi peshkopatat e Shkodres, Ulqinit, Drishtit, Polatit. Ne Shek.XII do te krijohej dhe Peshkopata e Arberise sipas dokumenteve kishtare te kohes.


Qytetet mesjetare te Shqiperise se Veriut nese do ti kategorizonim sipas origjines se tyre vendin kryesore do ta zinin qytete te tilla qe ne periudhen antike (shek.IV-III p.e.s.) siç qe Shkodra e cila me vone u be dhe kryeqender e provinces se Prevalit. Munde te permendim qytete qe e kane zanafillen nga keshtjella te antikitetit te vone si Sarda dhe ne fund qytete te krijuara ne periudhen mesjetare si Drishti, Danja, Ballezi, Sapa. Ne kete material ne do te ndalemi ne njerin prej tyre Drishtin (Drivastum).
Edhe nga vete emri i qytetit ne aspektin toponomastik del fare qarte se kemi te bejme me nje emer Ilir pasi ne Iliri ka patur dhe vende te tjera me keto prapashtesa si Perasti, Damastion etj. Influenca romake shihet edhe ne ndonje emertese vendi pereth dukatit te Drishtit.


Nese i referohemi Milan Shuflait, Drishti u ngrit prej pjeseve te rrenuara te qytetit te madh te Diokles romake pas shkaterrimit te saj nga dyndjet barbare. Nga dokumentet kishtare Drishti permendet qytet seli ipeshkvenore qe ne shek.IX. Ne dokumenta permendet shtepia e Peshkopit ne 1251. Deri nga vitet 70-te kane qene te ruajtura ne gjendje te mire rrenojat e kapeles trikonshe brenda ne Kala, dhe nje kishe nje nefshe ne rrugen qe te ngjit per ne Kala. Prandaj mund te themi me siguri se familja e Engjelloreve qe ka qene sundimtare ne Drisht ne periudhen Venedikase mund ta kete rindertuar dhe jo themeluar qytetin. Edhe Drishti provoi sundimin sllav si e gjithe pjesa tjeter e Shqiperise se Veriut. Nen mbrojtjen e dinastise sllave ishte dhe abacia e Benediktineve dhe kisha e Shen Gjonit ne Rashen e poshtme te cilat ishin nen juridiksionin e Ipeshkevise se Drishtit. Kjo kishe permendet ne nje dokument te vitit 1166. Drishti per disa kohe qendroi dhe nen zoterimin e Mikel Komneinit (1143-1180)ne periudhen kur ky ngriti provincen e Durresit dhe u perpoq te ringjallte ne Ballkan Perandorin Bizantine. Nga fillimi i shek.XIII qyteti ra ne duart e Despotatit te Epirit dhe prape u ripushtua nga serbet. Pas shperberjes se mbreterise se Stefan Dushanit Drishti ra ne duart e Dinastise se Balshajve. Gjergji II duke mos qene ne gjendje ti bej balle osmaneve ia dorezoi ne vitin 1396 Rep.se Venedikut bashke me qytetin e Shkodres pas nje shperblimi prej 1000 dukatesh ne vit. Luften per marrjen e Drishtit do ta rifillonte i biri i Gjergji II. Eshte tashme e njohur dhe e dokumentuar kryengritja e vitit 1405. Gjate kesaj kryengritje banoret vendas debuan magjistratet venedikas. Venedikasit u detyruan te marrin masa te menjehershme dhe pas disa muajsh ne Gusht te 1405 e rimarrin qytetin. Qyteti i Drishtit do te ribinte perseri ne duart e Balshajve ne 1418 pasi Balsha III nuk e reshti luften asnjehere. Balsha III ia la trashegimi qytetin despotit serb Stefan Lazareviç me 1421. Gjate periudhes se sundimit te despoteve serb gjate viteve 1421-1442 Drishti pat si sundimtar nje vojvod. Ne periudhen Venedikase vojvoda ne Drisht ishte nje prijes ushtrie. Gjate sundimit te dinastise Balshaj qyteti njohu zhvillim te madh ekonomik saqe arriti te nxirrte ne qarkullim e monedhen e vet ne mbishkrimin latin “Civitas Drivasti”. Per sa i perket te drejtes qytetare Drishti vetem ne shek.XIV cilesohet si nje qytet autonom me statut qe njihet si “antiqua statuta”. Per qytete si Shkodra, Tivari, Ulqini egzistenca e statuteve dokumentohet po ashtu qe ne shek.XIV.


Ne vitin 1442 pasi despotati serb u pushtua nga osmanet Drishti ra perseri nen Rep. e Venedikut. Ne vitin 1448 Skenderbeu hyri ne lufte me Venedikun per qytetin e Danjes. Nipi i tij Hamza Kastrioti qe ndodhej ne Balez rrethoi Drishtin por u zbraz nga komandanti Kont Andre Engjellori.
Kont Andre Engjellori rridhte nga nje dere fisnike ashtu si edhe ajo e De Angjeli. Dihet qe Engjelloret ishin nje familje patricesh te Durresit po ti referohemi dhe nje dokumenti te vitit 1352. Engjelloret kishin nen sundim Tivarin e Drishtin. I biri i Andreas, Pali u be dhe ipeshkev i Drishtit, me vone kardinal ne Durres dhe keshilltar i ngushte i Skenderbeut per politiken dhe lidhjet me jashte.
Duke iu rikthyer historise mbi qytetin e Drishtit, me 1478 nderkohe qe Shkodra ishte e rrethuar nga Sulltan Mehmeti II nje pjese e ushtrise turke iu versul Kalase se Drishtit. Me 11 gusht te 1478 Sulltani dergon Pashain e Azise me gjithe ushtrine e tij per te rrethuar Drishtin, dhe me 13 Gusht topat osman filluan te rrahin muret e Drishtit.


Per 16 dite parreshtur qyteti ndjeu sulmet e Osmaneve derisa me 1 Shtator te 1478 Mehmeti II hyri ne qytet. Ne ndihme te osmaneve erdhi dhe murtaja qe ra ne kete kohe ne qytet. Osmanet e shkretuan krejtesisht qytetin.Disa qytete dhe keshtjella te lulezuara siç qe Drishti,apo dhe Deja, Shurdhahu, Sfetigradi u rrenuan thuajse krejtesisht nga vala e luftes me osmanet, ndersa qytetet e medha si Shkodra, Kruja, Lezha ,Durresi, Berati, Gjirokastra u kthyen gati ne gjendje fshati. Burimet dokumentare na pershkruajn mjaft qarte gjendjen e mjerueshme dhe rrenimin e qyteteve ne prag dhe gjate fushates pushtuese te osmaneve. Ne vitin 1485 disa vite pasi kishte rene nen sundimin osman Drishti numeronte vetem 15 shtepi. Banoret e varoshit te Drishtit ishin ngarkuar qe te mirembanin dhe meremetonin Kalane. Nen zoterimin e osmaneve ne Drisht u vendosen familje turke dhe te ardhur nga krahinat perreth. Sipas nje dokumenti te Marin Bolizzes te vitit 1614 i cili e pershkruan Drishtin si nje fortifikim por jo shume i banueshem. Keshtjella e Drishtit ka qene nje pararoje e Keshtjelles se Shkodres. Ne kohe lufte luftetaret ne Keshtjellen e Drishtit merreshin vesh me mbrojtesit e Shkodres me ane te shenjave te zjarrit. Drishti ka qene nje qytet me shume kisha, me tregun e vet, doganen. Madje nje nga rruget me te rrahura te Veriut ka qene pikerishte ajo Shkoder-Drisht-Plave. Sipas dokumenteve te kohes Drishti perfshinte brenda autoritetit te vet fshatrat e Gruemires, Rrjollit, Boksit, Dragoçin,Vorfen, Mesin, Myselimin, Ura e shtrejt, dhe deri zonen e Shllakut e Mazrekut. Ne nje dokument te vitit 1709 thuhet se pronat e Drishtit shtriheshin nga Vraka deri ne malet e Cukalit e Maranajt. Sot kudo perreth keshtjelles te ze syri grumbuj rrenojash te banesave dhe lagjeve te dikurshme te qytetit mesjetar dhe banesa te reja qe jane ngritur mbi themele te ndertimeve te meparshme.


Kalaja e Drishtit
Kalaja e Drishtit ndodhet ne verilindje te Shkodres, mbi nje koder shkembore me nje mbrotje te fuqishme natyrore,ku perveç faqeve te kodres me pjerresi te madhe ka si mbrotje de lumen Kir qe e rrethon nga Veriu dhe Perendimi. Ndersa nga jugu rreze kodres rrjedh nje perrua malor qe derdhet ne Kir. E ngritur mes ketij peisazhi natyror Kalaja ploteson nje nga kushtet kryesore per te qene nje fortifikim mesjetar. Muri rrethues i qytetit te Drishtit ze nje sip. me te madhe po ta krahasojme me Shurdhahun, perkundrazi rrethimi i siperm eshte me i vogel de nuk krijon ndarje te iperme te qytetit por eshte vetem Keshtjella siç eshte rasti i Danjes. Muri rrethues i Drishtit pershkrohet nga dy hyrje njera nga lindja dhe tjetra nga perendimi,ndersa keshtjella nga nje hyrje e vetme qe pershkron faqen anesore te nje kulle drejtkendore. Ashtu si dhe ne rastin e Shurdhahut edhe ne Drisht shohim po ate tip kullash te vogla gjysmerrethore,po ate teknik ndertimi me mure te holla pa breza dhe me shtegun e rojeve qe krijohet nga platforma druri te mbeshtetura mbi trare te dale konsol. Ne Keshtjelle qe ka formen e nje katerkendeshi, dallohen disa faza ndertimi. Te kater kullat e saj dallohet qe kane pare nga ana e brendshme e Keshtjelles,pasi muret periferik jane ngritur mbi nje humner te pangjitshme. Ne fillim Keshtjella ka patur tre kulla mbrojtese dhe me vone ne nje kohe te dyte eshte ngritur nje kulle tjeter gjysem rrethore dhe kjo eshte e kuptueshme nga teknika e ndertimit te kesaj te fundit qe ndryshon nga te parat. Gjitashtu nje nga kullat katerkendeshe eshte veshur me nje kemishe rrethore dhe ne pergjithsesi te gjitha kullat jane dhe kane qene te veshura ne pjesen e poshtme nga mure qe bien pjerrtaz mbi terren,siç duket per ti shtuar mbrojtjen. Njera nga kullat katerkendeshe, qe ka qene rrenuar me pare, me vone eshte rindertuar por kete radhe me gure te latuar mire.Nga teknika e ndertimit este e dukshme se i perket periudhes veneciane (1396-1478).Kjo kulle dhe ajo e hyrjes jane paisur me frengji te vogla.


Territori brenda Kalase ka qene banuar intensivisht ne mesjete. Terreni i thyer ka detyruar banoret te ndertojne shpesh midis shkembijve mure te thata tarracinash,cka le te kuptohet se materialet e mureve prehistorike mund te jene perdorur per ndertimet e banesave te mevonshme dhe Kalase mesjetare. Megjithate midis mureve te thate qe ndodhen me shume ne pjesen me te ngritur te kodres, brenda akropolit te dikurshem ku dhe terreni eshte me i thyer mund te dallohet nje mur qe ka shume te ngjare ti perkase fortifikimeve prehistorike. Prej ti sot ruhen pak gjurme, kryesisht faqja e jashtme e tij. Gjeresia e tij shkon deri ne 2 m dhe guret jane te papunuar, e te vendosur njeri-mbi tjetrin pa ndonje rregull dhe pa ndonje mjet lidhes, duke krijuar keshtu boshlleqe te konsiderueshme. Blloqet e gureve kane dimension 0.90 cm gjatesia dhe 0.50 cm te larte. Muri mund te ndiqet pak metra deri sa humbet ne drejtim te lindjes. Nga veriperendimi muri thuajse perputhet me murin e akropolit. Ne perfundim te kesaj mund te themi se fortifikimi i vjeter ne kete vend zinte nje sip. me te madhe se sip. e perfshire nga akropoli.
Ne porten lindore te Kalase ne buzen e mureve mesjetare dallohet dhe nje trakt me gure te medhenj te pa punuar me nje gjatesi rreth 8 m. Ky trakt ndryshon teknikisht nga muret e tjera, prandaj mud te jene dhe gure te riperdorur.


Ne ditet e sotme shihen akoma gjurmet e mureve te vendbanimit prehistorik. Po aq te dukshme jane dhe gjurmet e Kalase mesjetare. Akoma ruhet porta e hapur ne faqet anesore te nje kulle katrore. Po ashtu akoma mbahet mire ne kembe nje kulle katerkendeshe e veshur me kemishe rrethore tipike e shek.XV.
Por ajo qe bie ne sy sot eshte riperdorimi i ketyre gjurmeve nga banoret vendas qe jetojne brenda ne Kala dhe perreth saj, dhe kjo eshte evidente kudo neper lagjen Kala-Drisht. Vende-vende te ze syri objekte prej guri te latuar apo gjurme bazo-relievesh te ndertesave dhe objekteve te dikurshem, ku bien ne sy edhe simbole te dinastise Balshaj, ndoshta te riperdorura ne ndertimet e me vonshme. Nga e gjithe lagjia Kala-Drisht bie ne sy nje banese monumentale e perdorur deri nga fillimi i shek XX. Kjo banese per vete stilin e saj arkitekturor mund te thuhet me bindje qe eshte mbi 300-vjeçare, dhe nuk perjashtohet mundesia qe themelet dhe e gjithe baza e kesaj banese te jete e nje banese tjeter me te hershme, ndoshta e periudhes se lulezimit te qytetit te Drishtit ne mesjete.


Prandaj lind nevoja imediate qe i gjithe ky arela te vihet nen mbikqyrje te plote , per te ndalur degradimin e metejshem nga dora e njeriut, por dhe nga faktoret natyror ku me problematike praqitet vegjetacioni teper i zhvilluar. Mbrojtja dhe administrimi i gjithe kesaj zone do te sherbente ne ruajtjen e gjurmeve dhe fortifikimeve te mbetura akoma ne kembe, por dhe do te sherbente ne rritjen e aseteve te trashegimise kulturore e historike te te gjithe zones se Shkodres. Po ashtu do te rikthehej ne nje te ardhme edhe si zone dhe pike e vizitueshme brenda dhe intinerarit turistik te Alpeve shqiptare,si nje destinacion turistik ne zvillim sidomos kohet e fundit dhe Drishti ka fatin qe te jete brenda ketij intinerari, vetem 10 minuta nga rruga qe lidhe Shkodren me krahinen e Shales dhe Thethin, zemren e Alpeve shqiptare. Mbrojtja, ruajtja dhe mirembajtja e ketij monumenti eshte nje kerkese imediate .





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info