DIBRA E MADHE

Dibra e Madhe ( Dibra)- është qytet i banuar kryesisht me shqiptarë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë, 125 km larg qytetit të Shkupit, ndersa me Tiranen 95 km duke mar parasishte rrugen e Arbrit (në ndertim).
Në pjesën perëndimore kufizohet me komunënë e Radostushit, në pjesën veriperëndimore me komunën e Zhupës, një pjesë e vogël e teritorit kufizohet me komunën e Lukovës(Strugës) në pjesën jugore, ndërsa në perëndim me vijën kufitare me Shqipërin -dhe keta qendra: Bulqiza, Maqëllara dhe Peshkopiate cilat deri me 1914 kur Dibra e Madhe ish e bashkuar keto ishin rrethi I Dibrës së Madhe.
Liqeni I Dibrës, lugina ku gërshetoheshin lumenjtë Radika dhe Drini I zi, ka një gjatësi prej 35 km dhe gjërësi maksimale prej 2.5 km. Të dyja këto anë të lumit janë të përmendura për bukuritë e tyre natyrore te paprekura, e një pjesë pjesë e tyre i takojnë parkut nacional. Qyteti I Dibrës ëhtë I rethuar me malet e Deshatit, Krcinit dhe Stogovës, kështu kjo natyrë bashkë me lumenjtë dhe liqenin e Dibrës i japin këtij rajoni një reliev natyror të shkëlqyer.
Lugina e Dibrës shtrihet deri në kufirin shtetëror me R. e Shqipërisë e mëtutje në fushën e Gjuricës.
Dibra ka klimë të butë mediterane në periudhën e verës, ndërsa klimë malore në periudhën e dimrit.

Historik i shkurtër i qytetit të Dibrës
Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeologjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e këtij rajoni. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, ka afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike. Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arhitek-turën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore. Por mbas turbullirave dhe Luftërave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtu që sot është një nga vendet më të pazhvilluara ne Maqedoni.


Ekonomia
Komuna e Dibrës radhitet në rendin e komunave të pazhvilluara. Si veprimtari kryesore ekonomike janë bujqësia dhe blegtoria. Sipërfaqja e përgjithshme agrare në komunën e Dibrës përfshin 7.708 ha nga e cila tokë 33.4% është tokë e punueshme, kullosat përfshihen me 22%, ndërsa me pyje përfshihen 44.6%. Si pasuri natyrore të qytetit mund të përmendim ujërat më të njohura termo-minerale në Evropë, rezervat e mëdha të gipsit, si dhe liqenin hidroakumulues si burim energjie. Industria ka qenë promotori kryesor i proceseve pozitive të zhvillimit të ekonomisë në komunën e Dibrës.


Demografia
Sipas të dhënave statistikore në vitin 1994 në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat përreth qytetit. Sipas strukturës nacionale në komunë dominon popullata Shqiptare me 80%, Maqedonas ka 18%, dhe të tjerë 2%.
Sipas regjistrimit të vitit 2002 Dibra kishte 14 561 banorë.
Kombësia gjithsej
maqedonas 1 054 (7,24%)
shqiptarë 10 768 (73,95%)
turq 1 415
romë 1 079
vlleh 2
serb 22
boshnjakë 2
të tjerë 219
Nga ata që u deklaruan si turq 98% prej tyre si gjuhë amtare përmendën maqedonishten.

Arsimi
Përqindja e nxënësve të cilët kalojnë nga shkolla fillore (tetëvjeçare) në shkollën e mesme është rreth 85%, prej të cilëve rreth 65 % vazhdojnë në Dibër, dhe 20% vazhdojnë në qytete tjera. Mesatarja e nxënësve të cilët kalojnë nga shkolla e mesme në shkollë të lartë është rreth 70% (për 7 vitet e fundit), dhe më konkretisht vitin e kaluar nga 151 nxënës, 90 prej tyre vazhdojnë në shkollë të lartë (90% e tyre në UEJL, Universitetin e Prishtinës, Tiranës, Manastirit, Shkupit, shumica e të cilëve nuk shfrytëzojnë bursa shkollore). Shkalla e kalimit të kuadrit me arsim të lartë në qytete të tjera është shumë i vogël.


Kultura
Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike rruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasur ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i ruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojërat, veshjet dhe të gjithë simbolet e tjera etnografike.
Sot ka një stagnim në zhvillimin e sportit dhe kulturës ne mesin e të rinjve, për arsye se shoqëritë dhe objektet e shumta që më parë ekzistonin, sot nuk janë aktive apo kanë një aktivitet simbolik. Shoqëria e parë kulturore artistike "Liman Kaba" e cila ka qenë e njohur gati në tërë viset shqiptare tani është shkryer në SHKA "Haki Stërmilli". Mund të përmendim teatrin "Qemal Ajdini" në të cilin janë shfaqur shumë pjesë dramatike nga artistë profesionistë dha amatorë dibranë. Ekziston edhe grupi i këngëve qytetare "Penestija", i cili gati çdo vit organizon festivalin e këngëve qytetare "Këngët e Penestijes". Këtu mund të përmendim edhe klubin e shkrimtarëve "ART klub", i cili gati çdo muaj bën promovimin e ndonjë libri të ri të shkruar nga anëtarë të saj. Nga fusha e sportit do të përmendim klubin më të vjetër futbollistik "Korabi", i formuar në vitin 1923, klub në të cilin kanë kaluar shumë gjenerata lojtarësh, në këtë moment luan në ligën e tretë perëndimore. Në Dibër kemi dhe dy klubet të karatesë "Uraniku" dhe "Korabi", klube të cilët kanë prezentuar shpirtin sportiv të dibranëve nëpër garat internacionale evropiane duke fituar medalje nëpër këto gara. Klubet e hendbollit dhe basketbollit tani për tani nuk janë aktive.

Per me shume informacione vizitoni sitin e bashkise: www.bashkesiadibrane.blogspot.com





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info