Bylis

Bylis eshtë një nga qytetet më të rëndësishme ilire të vendit tonë. Me një sipërfaqe, brenda mureve rrethuese antike (shek.IV-III para Kr.) prej 30ha.Nga periudha antike ruhen pjesërisht muret rrethuese, teatri, shëtitorja (Stoa) e tj. Në kohën antike qyteti ka prerë monedhat e tij, ndërsa atletë nga ky qytet kanë marrë pjesë dhe kanë dalë fitues në lojrat olimpike.Në periudhën e Justinianit I (519-565) qyteti i fortifikuar u reduktrua në 11 ha. Muri mbrojtës i Justinianit, i ndërtuar rreth vitit 555, ruhet mjaft mirë. Rëndësi të vecantë paraqesin 5 bazilika paleokristiane të ndërtuara në shek. V dhe VI dyshemetë e të cilave janë shtruar me mozaikë të një niveli të lartë artistik.

nga Gjerak Karaiskaj(historian dhe specialist i monumenteve në Shqipëri)





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info