Zhytje ne Shqiperi

Martin Morawski
Është marrë me zhytje profesionale që prej vitit 1996. Instruktor i nivelit CMAS M2. Specialist për kurse trajnimi: Zhytje me Nitrox, Përzierje Gazesh (për përftimin e Ajrit të Pasuruar), Zhytje me Kostum të Thatë, Zhytje në Ngricë. Marcin ka trajnuar mbi 100 zhytësa në nivele të ndryshme të kursit CMAS. Ka kryer master për Biologji Gjenetike në Universitetin e Varshavës.

Henryk Zglinski
Ka kaluar mbi 20 vjet nënujë. Instruktor i nivelit CMAS M2. Specialist në trajnimin e kurseve të: Zhytje më Nitrox, Përzierje Gazesh, Zhytje me Kostum të Thatë, Zhytje në Ngricë, Zhytje për Eksplorimin e Anijeve të Mbytura.

Vendzhytjet

Ujërat e Sarandës fshehin akoma shumë sekrete dhe surpriza. Anijet e shumta të mbytura përgjatë bregut, dëshmojnë për ngritjen dhe rënien e mbretërive dhe perandorive të suksesshme. Historia e trazuar e zonës, trafiku i vazhdueshem në rrugët tregtare përgjatë ngushticave të Korfuzit, jeta e pasur e qytezave dhe kolonive të kohëve antike, garantojnë një diversitet të eksplorimeve mahnitëse nënujore. Jeta nënujore - fauna dhe flora – është e ngjashme me speciet e Kroacisë dhe Greqisë, por falë trafikut bregdetar të limituar, kjo jetë është më e dendur.

www.zhytjescubaneshqiperi.eu





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info