KAMPINGU JAL

Kampingu ndodhet në një ullishte tipike të zonave jugore të Shqipërisë,(në njësipërfaqe prej 4000 m2) në qendër të Jal-it dhe shumë afër plazhit,(~200 m. larg).
Fjetja është në tenda.( tendat janë teke, dyshe, treshe & katërshe). Tendat janë të pajisura me shtroja, por gjithashtu mund të gjeni edhe dyshek fjetje,(sleeping-bag) në përdorim.
Kampi është i pajisur me tualete higjenike dhe dushe.
Kapacitet në kamp është deri në 100 persona.

 

 

Kampi i Jal-it pret mesatarisht 70-80 të rinj dhe të reja çdo ditë. (gjatë fundjavave mund të arrijë deri në 100-120 persona)


Në ambjentet e kampit ndodhet një Bar-Lokal dhe një guzhinë verore, e cila ofron lehtësira për të gjithë ata që duan të gatuajnë vetë, ( frigoriferë, soba, pasije guzhine,etj.)


Në kamping do të gjeni edhe një Kinema Verore, lojra të ndryshme për kamping, fusha ping-pongu, fushë volejbolli, mjete sportive,etj.etj.

Brenda cmimit të akomodimit, prej 1000 lekesh te reja për person, është i përfshirë mëngjesi dhe darka, të organizuara me kontributin vullnetar të pjesëmarrësve.


MENGJESI DHE DARKA
Mëngjesi është me vetëshërbim. Menuja e mëngjesit përmban; qumësht, gjalp, djath, reçel, vezë, coko-krem, kroasan, jogurt, pije freskuese, etj.
Menuja e darkës përmban; produkte të zgarës,( kremviçe, salçiçe, kotoleta, hamburger, qofte), të shoqëruara me sallatë dhe një pjatë të tretë që varion sipas menusë ditore. Darka dhe mëngjesi janë të shoqëruara me pije freskuese,(1/5l coca-cola ose fanta).
Kampi ofron mundësi gatimi dhe për drekën, duke vënë në dispozicion guzhinën e kampit. Mund të organizohet në mënyrë individuale ose në grupe.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info