Tiramisu me fruta

Pergatitja:
1 kek i gatshem me kakao i ndare ne dy pjese (kekun mund dhe ta pergatisni vete)
per muhalebine: 3 gota qumesht, 3,5 luge miell, 3-4 luge sheqer luleshtrydhe dhe kivi
2 gota nga (200 gr) me neskafe me qumesht te ftohte


Se pari pergatisni muhalebine duke perzier qumeshtin, miellin dhe sheqerin ne menyre te tille qe te mos krijohen toptha te miellit. Me pas lereni te ftohet.

Vendoseni gjysmen e poshtme te kekut ne nje pjate te madhe dhe sperkateni ate mire me nje gote me neskafe me qumesht te ftohte. Me pas shtroni siper saj gjysmen e muhalebise se ftohte dhe me tutje shtoni kivi te prera holle ne forme rrethi. Pas kesaj vini katin e dyte te kekut dhe sperkateni dhe ate me nje gote tjeter me neskafe dhe qumesht te ftohte dhe shtroni muhalebine e mbetur. Me pas zbukurojeni ate me luleshtrydhe dhe kivi. Servireni te ftohte.
P.S: Kivi ne mes jep nje arome shume interesante dhe te mire, te krijon pershtypjen se eshte perdorur liker ne te)
Nese do ta beni pa fruta tiramisune ju keshilloj qe muhalebise t'i shtoni vanilje per shtim arome dhe variacion si dhe ne shtresen e dyte te mos vini muhalebi, por ta mbyllni me kafe, kakao te sperkatur pasi te keni hedhur goten me neskafe dhe qumesht te ftohte. Gjithashtu mund t'i hedhni neskafe me lajthi.





Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info