Turizmi 2009, Shqiperia konkurron Ballkanin

Shqiperia ka konkurruar denjesisht vendet e Rajonit ne kete sezon turistik. Lajmin e ka dhene kryetari i shoqates se turizmit, Genc Pasko, i cili tha se edhe kete sezon Shqiperia ka mundur te siguroje avantazh konkurrues krahasuar me vendet e tjera te rajonit, duke mundur te rrise edhe kete vit numrin e vizitoreve. Ne kete rritje sipas tij ka ndikuar reklama e bregdetit shqiptar, por dhe disa nderhyrje te qeverise ne permiresimin e infrastruktures. "Ne vendet e rajonit ka nje avantazh konkurrues ku Shqiperia eshte ne vendet me cmimet me te uleta", shprehet Pasko. Sipas tij, heqja e vizave per turistet e huaj nga Serbia, Ukraina dhe Rusia kane qene gjithashtu nder arsyet kryesore te numrit te madh te turisteve ne vend. Kete vit Shqiperia ka njohur edhe rritje te turizmi kulturor, cka eshte konfirmuar edhe nga rritja e numrit te turisteve nga Evropa Qendrore. Sipas shifrave nga Ministria e Turizmit qe i perkasin periudhes janar-qershor, ne Shqiperi kane hyre 1 milione turiste. Eksperte te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve theksojne se, sfida e se ardhmes e turizmit shqiptar eshte te terheqe rreth 6 milione turiste ne vit. Sipas tyre, rreth 600 milione turiste nga e gjithe bota vizitojne gjate nje viti vendet e pellgut mesdhetar dhe sfida jone eshte te bejme te mundur terheqjen e 1 per qind te ketyre vizitoreve ne vendin tone. Megjithese rajoni dhe bota po kalojne nje periudhe krize financiare e ekonomike, sipas te dhenave zyrtare te MTKRS-se, ka nje rritje prej 10 per qind te numrit te turisteve te huaj qe kane vizituar Shqiperine, ne krahasim me 6 mujorin e pare te 2008. Kjo do te thote qe Shqiperia mbetet nje destinacion atraktiv turistik ne kete krize ekonomike boterore.

Pavaresisht se, kriza ekonomike qe ka perfshire mbare globin do te kete ndikimet e saj negative edhe ne sektorin e turizmit, duke se ne rastin e Shqiperise nuk do te jete keshtu. Operatoret turistike jane optimist se edhe ky sezon turistik do te jete i suksesshem per nga prurjet e turizmit. Sipas tyre, arsye kryesore se pse do te favorizohet Shqiperia edhe kete vit, do te jete mos pajtimi maqedonasve me greket ne lidhje me emrin e Maqedonise. Ky konflikt ndermjet dy vendeve fqinje pritet te sjelle edhe kete vit nje numer te madhe maqedonasish per pushime ne vendin tone, te cilet me pare i kryenin keto pushime ne Greqi. Gjithashtu situata jo favorshme e sigurise ne te cilen eshte gjendur kete vit Greqia pritet te spostoje nje numer te madhe turistesh ne vendin tone.

Rritja

Megjithese rajoni dhe bota po kalojne nje periudhe krize financiare e ekonomike, sipas te dhenave zyrtare te MTKRS-se, 6-mujori i pare i vitit 2009 ka nje rritje prej 10 per qind te numrit te turisteve te huaj qe kane vizituar Shqiperine, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008



Turizmi, kryeson per prurjet valutore

Per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte sektori i turizmit zuri vendin e pare gjate vitit qe shkoi. Ne kete rritje, sipas Bankes se Shqiperise ka ndikuar shtimi me 20% i numrit te udhetareve dhe nje rritje e lehte e shpenzimeve mesatare ditore. Gjithnje e me shume turizmi po shnderrohet ne furnizuesin kryesor te ekonomise me te ardhura. Mirepo si nje nga sektoret ku pritet te perqendrohet rritja ekonomike e vendit ne te ardhmen, turizmi ende nuk po e gjen veten ne prioritetet e qeverise sidomos ne mbeshtetje me fonde. Vlerat monetare qe u perfituan gjate vitit 2008 kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkte, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi.


www.infoarkiv.com




Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info