Shqiperia, ne turizmin arkeologjik

Shqiperia ka marre pjese ne Bursen Mesdhetare te Turizmit Arkeologjik, te organizuar ne Salerno, Itali. Panairi u zhvillua ne qendren e ekspozitave "Ariston", ne Paestum te Italise, disa dite me pare, ne nje siperfaqe prej 15000 metrash katrore. Ky panair kishte 19 pavijone, ku ekspozuan institucione, autoritete nga provincat, bashki, dhoma tregtie, biznese per promovimin e turizmit, mbikwqyres, parqe arkeologjike, shoqata te ndryshme arkeologjike, kompani turistike, kompani sherbimesh dhe botues, qe te gjithe me mundesine per te promovuar trashegimine kulturore dhe destinacionet turistike dhe arkeologjike.

Shqiperia u vendos ne pavijonin Posedonia bashke me Algjerine, Libine, Marokun, Sirine, Turqine, Tunizine, Serbine dhe Malin e Zi. Nga Ballkani, Shqiperia dhe Serbia merrnin pjese per te paren here, teksa Mali i Zi ka marre pjese edhe ne edicionet e kaluara. Ky eshte panairi i dhjete i zhvilluar ne Paestum te Salernos, nen patronazhin e Presidences se Republikes italiane. Shqiperia u prezantua me prurjet e Turizmit Arkeologjik Kombetar.

Ky manifestim i madh eshte i vetmi takim mbareboteror qe promovon destinacionet arkeologjike, duke i dhene mundesi integrimit te kulturave te ndryshme. “Ne boten ku jetojme, komunikimi eshte i rendesishem edhe per faktin e vleresimit dhe terheqjes se vemendjes se grupeve te ndryshme shoqerore jo vetem drejt siteve te medha e te sigurta boterore, por edhe drejt atyre te panjohura, apo pak te njohura qe paraqesin pasuri te jashtezakonshme”, thane organizatoret e panairit.

Pervec hapesirave te dizenjuara, prezantimeve ne stenda dhe nje pafundesi materialesh promocionale te prezantuara ne kete kompeticion prestigjioz u promovuan arritjet me te fundit ne fushen Arkeo-Virtual me produksione prestigjioze te Marko Polo, Luce, De Agostini dhe perpunimeve tredimensionale te shume studiove te specializuara. Forumet dhe debatet mbi turizmin dhe arkeologjine si vlere e integruar e saj ishin tema qe u debatuan nga profesioniste te niveleve nderkombetare.



Pjesemarrja e Shqiperise

Shqiperia mori pjese ne kete panair me nje stende prestigjioze dhe qe ne momentin e pare u mor nje hapesire me e madhe se planifikimi. Kjo ishte produkt i nje pune kembengulese e bere per dizenjimin dhe prezantimin sa me dinjitoz te Shqiperise arkeologjike. Stenda u be e mundur nga dizenjimi grafik i Net Vision Studio dhe Institutit te Monumenteve qe moren persiper realizimin dhe pjesemarrjen e Shqiperise ne kete aktivitet teper prestigjioz ne fushen e Turizmit Arkeologjik.

Pjesemarrja e Shqiperise i kaloi permasat e nje prezantimi te pare dhe fitoi qytetarine opinioni i pergjithshem qe prezantimi i saj ishte nje nga me profesionalet dhe listohet si nje nga 10 stendat me te mira te aktivitetit.

Stenda dhe prezenca shqiptare u vizitua dhe pati kontakte me rreth 3500-3700 vizitore ose te interesuar gjate 4 diteve te panairit. Interes te vecante per prezantimin e Shqiperise Arkeologjike pati nga stafe te specializuara akademike dhe profesionale, por dhe nga grupe dhe perfaqesues kompanish, vendesh dhe turistesh teper te interesuar.

Stenda e Shqiperise kishte nje performance te plote, jo vetem ne imazhet e stendes, por dhe me materialet video te transmetuara ne monitorin e integruar te stendes. Nderkohe u shperndane materiale promocionale ne DVD dhe CD interaktive pervec fletepalosjeve dhe katalogjeve qe prezantonin Shqiperine.

Per t’u theksuar ishte prezenca mediatike teper prestigjioze e mediave si Rai Uno, Rai Due, Euro News, ZDF dhe gazetave e revistave me te specializuara evropiane dhe rajonale te cilat pasqyruan imazhe, por dhe opinione per prezencen shqiptare.

Pa frike mund te thuash qe i gjithe prezantimi i Shqiperise ne kete panair pati nje standard te larte te ofruar ne te gjitha elementet e saj, pasi kish kohe qe u dizenjua dhe u mendua per kete prezantim. Megjithate pervec promovimit te turizmit arkeologjik te tilla aktivitete krijojne dhe kontakte me aplikimet me moderne te promocionit te imazhit dhe ate te perpunimit virtual te fjales se fundit qe aplikon sot tregu.

Ky prezantim mund te quhet nje pike pozitive per t’u kthyer ne nje metode per prezantime te ketij lloji qe kerkojne impenjim profesional, financiar, por dhe gjeresi te prezences duke i kushtuar rendesine e duhur aktiviteteve te tilla qe vetem pjesemarrja rrit imazhin pozitiv per vendin tone kurse pergatitja serioze krijon mundesi teper reale jo vetem ne komunikimin e kulturave dhe mundesive per bashkepunim, por premisa teper te medha ne futjen e nje tregu teper prestigjioz te turizmit te ketij lloji teper ne mode ne tregun nderkombetar dhe Shqiperia i ofron keto mundesi.

Parku arkeologjik i Paestumit

Posedonia eshte themeluar nga Sibariti si koloni greke aty nga fundi i shekullit te 7 para eres sone. E pushtuar nga Lucani (Lukani) aty nga fundi i shek.5 para eres sone, ne shek. 3 u shnderrua ne nje tempull plot shkelqim ne te cilin gjejme Baziliken e Heres, Tempullin e Neptunit ose Poseidonit dhe Tempullin e Hirit. Bazilika eshte eshte nje nga tempujt me te hershem te tempujve te Paestumit. Ai ngrihet solemn, me kolonat e praruara te harqeve qe i drejtohen lindjes. Shembulli me klasik i tempullit Dorik te botes greke eshte pa dyshim tempulli i Neptunit. Muzeu arkeologjik kombetar i Paestumit paraqet te dhena nga qyteti dhe territori i Posedonias – Paestum. Ai permbledh mbetje varresh prehistorike si dhe mbetje skulpturash te nxjerra nga rrenojat. Ketu gjejme rrasat e me shume se 120 varreve, ndermjet tyre nje varr shume te famshem qe daton nga viti 480 para Krishtit. Skulpturat, deshmite ne mermer, objektet e kultit, fragmentet dhe amforat jane deshmi e epokes Romake te Paestumit. Germimet i perkasin nje zone arkeologjike te qyteterimit te hershem grek qe perfshin ndertesa te tjera te medha si hyrja e guves dhe amfiteatri. (Kohajone)




Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info