Francezet zbulojne “Adriatikun e harruar”"Adriatique Oubliee”

Bregdeti i Malit te Zi ,Kroacise dhe Shqiperise,jane bere me populloret se fundi per turistet franceze, pasi rajoni ka filluar te ringrihet nga depresioni ekonomik.
Kete jave, revista franceze e udhetimeve “Grands Reportages”, ka publikuar nje artikull te gjate rreth bregdetit Adriatik me titull “Adriatique Oubliee-Adriatiku i harruar”.
Shqiperia me kryeqytet Tiranen, e cila, sipas autorit te shkrimit, Rafael Pic, jeton jeten me shpejtesi per te kompensuar kohen e humbur te diktatures komuniste.
Mali i Zi eshte pare si mjaft atraktiv nga francezet, sidomos me plazhet e Budves dhe te Kotorrit. Por, nga Sllovenia deri ne Shqiperi, revista e konsideron bregdetin e Adriatikut si thesar te humbur. E para guide mbi Serbine dhe Malin e Zi ne France eshte botuar vetem ne 2005, por, nderkohe, turistet franceze e kane zbuluar me heret Ballkanit. Numri i udhetareve nga SHBA dhe Evropa Perendimore te interesuar per eksplorimin e Evropes Lindore nepermjet mjeteve lundruese, po rritet ore pas ore, ka njoftuar pak kohe me pare Shoqata Nderkombetare e Linjave te Lundrimit. Portet e Shqiperise, Greqise, Turqise, Malit te Zi dhe Kroacise gjithnje e me shume po terheqin turiste.

Ritmet e kerkeses per portet e Adriatikut e sidomos ato shqiptare, po peson nje rritje domethenese, njoftojne te njejtat burime. Turizmi ne vendet e blloku lindor po rritet me ritme shume me te shpejta se ne Evropen e Perendimore. Burimet turistike ne vendet e Lindjes, ku ben pjese edhe Shqiperia, jane shume me pak te konsumuara se ato te Evropes Perendimore dhe SHBA, ndaj dhe interesi e udhetareve per keto vende edhe per disa vite do te mbetet i larte, shton Shoqata Nderkombetare e Lundertareve. Interesi per turizem ne gjiret mahnitese te Ballkanit po ndikon ne rritjen e sherbimeve te transportit nepermjet linjave detare. “Rreth 19 linja udhetimi kane qene te sadisfaksuara nga numri i udhetareve dhe anijet e medha kane shfaqur interes per linjat me destinacione portet turke, greke, shqiptare, malazeze dhe kroate”, thuhet ne deklaraten e Shoqates se Lundertareve Nderkombetare. “Nderkohe, shume prej kompanive anetare te Shoqates do te shpenzojne pranvere-vere 2008 ne brigjet e Ballkanit. Disa nga keto kompani jane “Princess Cruises” dhe “Regent Seven Seas Cruises”. Ofertat e tyre jane kryesisht per portet shqiptare dhe ato kroate”. Gjithnje e me shume turizmi po shnderrohet ne furnizuesin kryesor te ekonomise me te ardhura. Mirepo, si nje nga sektoret ku pritet te perqendrohet rritja ekonomike e vendit ne te ardhmen, turizmi ende nuk po e gjen veten ne prioritetet e qeverise, sidomos ne mbeshtetje me fonde. Sektori i turizmit dhe pasurive te paluajtshme te Shqiperise kane hyre ne radaret e tregjeve nderkombetare. Turizmi po shenon ritme te larta rritjeje dhe vleresohet si nje nga sektoret ku do te mbeshtetet ekonomia ne te ardhmen.

Blerina Hoxha

Kohajone




Etichette:
0 Commenti

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails
Gli autori del blog dichiarano di non essere responsabili per i commenti inseriti dai lettori. Gli autori si impegnano a cancellare nei limiti delle possibilità i commenti lesivi dell'immagine o dell'onorabilità di persone terze. Qualora dovesse sfuggire la cancellazione di commenti lesivi lo si comunichi all'indirizzo e-mail: info@vacanzeinalbania.info